Monaco ka fituar në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City me rezultat 3-1. Pas kësaj fitore Monaco kualifikohet në çerekfinale të Champions Legaue. Francezët befasuan të gjithë me lojën e mirë, duke përmbysur rezultatin e thellë 5-3 nga ndeshja e parë. Goli i parë në takim u shënua nga talenti Kylian Mbappe në minutën e tetë, ndërsa në minutën e 29-të shënoi edhe Fabinho dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë. Goli i vetëm për miqtë u shënua nga Leroy Sane në minutën e 71-të, aty ku u duk sikur Manchester City e siguroi kualifikimin por nuk ndodhi kështu. Kundërpërgjigjja nga vendasit erdhi vetëm pas gjashtë minutash, ku Tiemoue Bakayoko shënoi golin e kualifikimit.
Atletico Madrid është kualifikuar në çerekfinale të Champions Legaue duke eliminuar Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të zhvilluar në “Bayer Arena”, Atletico fitoi me rezultat 4-2, ndërsa sfida e kthimit në “Vicente Calderon” përfundoi pa fitues 0 me 0.
Shorti për ndeshjet çerekfinale do të ndahet më 17 mars (e premte). Përballjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 11 dhe 12 prill, kurse ndeshjet kthyese më 18 dhe 19 prill.

https://www.dailymotion.com/video/x5ewvwu_ooo_sport
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb