Kylian Mbappe mund të jetë në fushë për sfidën e 12 gushtit kundër Atalanta në Champions League, një opsion që në fillim thjeshtë dukej i pamundur. Dëmtimi i tij në ligamentet e kaviljes ishte shumë i rëndë, imazhet e Mbappe duke lënë fushën ishin tronditëse duke krijuar përshtypjen se Mbappe kishte mbyllur këtë sezon.

064254309 95120968 D42a 46dc A346 Edafc7606911
064254309 95120968 D42a 46dc A346 Edafc7606911

Sipas L’Equipe, “bomberi” i PSG po djeg çdo etapë rikuperimi, me 90% mund të jetë në fushë, i ka rrëfyer një burim i sigurt të përditshmes franceze. Mbappe është parë gjithashtu në “Camp des Loges”, qendra stërvitore e PSG, duke ecur normalisht pa ndihmën e patericave. Të premten gjithashtu ishte në tribunë duke ndjekur nga pranë ekipin e tij në finalen kundër Lion. L’Equipe shpjegon ndër të tjera se ekzaminimet që iu nënshtrua Mbappe pak ditë më parë i japin më shumë besim stafit të mjekëve të ekipit, gjithashtu dëshira e francezit për të qenë në fushë është shumë përcaktuese, çka mund të bëj që Tuchel të jetë ai që do të ketë fjalën e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb