Një problem i minutës së fundit për Paris Saint-Germain të Luis Enrique. Sipas asaj që raporton RMC Sport, në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme në Champions League kundër Borussia Dortmundit, Manuel Ugarte ka pësuar një dëmtim të vogël, çka e vë në dyshim prezencën e tij për ndeshjen ndaj gjermanëve. Sipas mediave, trajneri Luis Enrique ka gati zëvendësuesin e mesfushorit uruguaian.

Enrique po mendon që të aktivizojë ekspertin Danilo, i gatshëm për të luajtur nëse është e nevojshme. PSG gjendet në një grup në Champions League me Newcastle, Dortmund dhe Milan. JS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: