Format i ri, llogari të reja dhe emocione të paprovuara më parë. Po flasim për Champions League, me kompetcionin më madhështor për klube që rinis sot, për herë të parë për vitin 2025 dhe me raundin e 7 që do të marr jetë të martën e të mërkurën.

36 skuadra që do të mësojnë në këto dy raunde të fundit edhe fatin e tyre. 3 skuadra të eleminara deri më tani, Slovan Bratislava, Young Boys dhe Leipzig, që do të luajnë dy ndeshjet e fundit vetëm për prestigj e për të mos e mbyllur fazën e ligës në kuotën e 0 pikëve.

Liverpool është skuadra e vetme me pikë të plota, teksa të martën në “Anfield” do t’i vizitojë Lillë. Ndërkohë skuadrat e tjera janë të gjitha në garë. Barcelona do të udhëtojë drejt Da Luz për t’u përballur me Benficën e për të kërkuar rikthimin tek fitorja, pas ndalesës në kampionat. Juventus do të kërkojë 3 pikët, po  ashtu si Milan, pasi dy skuadrat italiane vetëm në këtë mënyrë mund t’i mbajnë ende gjallë shpresat. Inter udhëton të mërkurën drejt Pragës, për t’u përballur me Spartën e Qazim Laçit e Indrit Tucit. Zikaltrit e kanë fatin e tyre vetë në dorë teksa nëse do të fitojnë dy sfidat e fundit ndaj Sparta Pragës dhe Monaco do të kualifikoheshin drejtëpërdrejtë në fazën me eleminim direkt.

Sukses do të kërkojë me patjetër edhe Bayerni i Mynihut teksa, bavarezët do të udhëtojnë drejr Rotherdamit për t’u përballur me Feyenord.

Dueli më i fortë i raundit të 7 të Fazës së Ligës, pritet të jetë ai mes PSG dhe Manchester City. Të dyja skuadrat nuk duhet të gabojnë për të mos rrezikuar, sidomos parizienët, që në rast të një disfate mund t’i thojnë përpara kohe lamtumirë Championsit për këtë vit, duke qenë se aktualisht ndodhen jashtë zonës së Play Offit.

Ju rikujtojmë se 8 skuadrat e rrenditura të parat pas 8 raundeve të fazës së Ligës do të kalojnë direkt për në raundin e 1/8, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i 9 deri në të 24 do të shkojnë në Play Off, ku do të përballen ndaj njëra tjetrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb