Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes në “Uefa Champion League” të vlefshme për raundin e 5 të fazës në grupe.

Në takimin e luajtur në Stamboll, Besiktas nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 me Porton. Miqtë nga Portugalia kaluan të parët në avantazh me një gol mbresëlënës të finalizuar nga Felipe në minutën e 29-t. Gjithsesi pjesa e parë do mbyllej me shifra të barabarta pasi pak para fundit Talisca ndëshkoi Porto-n. 45-s minutat e dyta regjistruan raste për të dy ekipet por rezultati mbeti i pandryshuar.

Në pritje të ndeshjes tjetër të grupit mes Leipzig dhe Porto-s, renditja aktuale e Grupit G është si më poshtë

 

besiktas

 

Edhe sfida tjetër mes rusëve të Spartak Moscow dhe Maribor është mbyllur me të njëjtat shifra, 1-1. Vendasit e kërkonin me ngulm fitoren pasi do t’i ngjiste në vendin e dytë dhe mundimet e tyre u shpërblyen në minutën e 82-t. Ze Luis do të gëzonte përkohësisht tifozët e Spartak pasi atëherë kur nuk pritej, Maribor do të barazonte shifrat. Skuadra ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Valon Ahmedi pak para vërshëllimës së trefishtë të arbitrit baraspeshoi gjithçka.

Renditja e Grupit E është si më poshtë

 

grupi e

 

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb