Me dy gola të shënuar në trasnfertë ndaj Portos, Juventusi është shumë pranë kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e cila në minutat e para ishte e balancuar për të dy ekipet, kartoni i kuq i brazilianit të Portos,  Alex Telles, i dha më shumë mundësi Zonjës së Vjetër për të triumfuar. Megjithatë pjesa e parë pëfundoi me rrjeta të paprekura.

Goli erdhi nga Marko Pjaca, i cili shfrytëzoi rastin për të lënë gjurmën e tij në këtë takim për Juventusin, pasi zëvendësoi Cuadrado-n.

Ai pas një aksioni arriti që me një goditje të fuqishme dhe preçize të kalonte Juven në epërsi. Edhe zëvendësimi tjetër i qëlloi efektiv Allegri-t, i cili hoqi nga fusha Stephan Lichteiner, duke futur ish-mbrojtësin e Barcelonës, Dani Alves. Pas një asisti nga Alex Sandro, Dani Alves dyfishoi rezultatin për Bianconerët.

https://www.youtube.com/watch?v=_BGe3bPunx8

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: