Real Madrid dhe Manchester City ka fituar ndeshjet e para në çerekfinalet e Champions League.

Madrilenët kishin një kundërshtar të vështirë përballë si Liverpool, por fituan me rezultatin 3-1 duke hedhur një hap të madh për në gjysmëfinale.

Golat në pjesën e parë u shënuan nga Vinicuss Junior dhe Asensio teksa në pjesën e dytë Salah rihapi lojën. Fitoren e vulosi sërish Vinicus Junior.

Në sfidën tjetër Manchester City arriti të fitojë me vështirësi ndaj gjermanëve të Dortmund. De Bruyne kaloi vendasit në avantash, por Reus shtangu anglezën 6 minuta nga fundi.

Gjithsesi të besuarit e Guardiolas reaguan në fund duke shënuar golin e fitores me Foden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb