Real Madrid dhe Manchester City bëhen skuadrat e radhës që kalojnë në çerekfinalet e Champions League.

Edhe këtë mbrëmje nuk ka patur surpriza, me dy ekipet e mëdha që vinin në avantazhet në transfertë dhe fituan edhe në fushën e tyre.

Reali përballë kishte Atalantan që e mposhti në Itali 0-1, kurse në Spanjë 3-1.

Nga ana tjetër Manchester City kopjoi rezultatin në Gjermani, duke fituar po ashtu 2-1 në Etihad Stadium.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb