Është mbyllur një tjetër mbrëmje spektakolare e “Champions League” që ka dhuruar shumë gola dhe rezultate surprizë.

Real Madrid ka arritur për herë të parë të dalë me fitore në një sfidë kundër Borussia Dortmund të luajtur në Gjermani. “Galaktikët” e drejtuar nga Zidan kanë mposhtur në “Sigal Iduna Park” verdhezinjtë me rezultatin 1-3.

I pari që zhbllokoi sfidën ishte Garreth Bale, ndërsa më pas Ronaldo i dyfishoi. Pak minuta më pas Aubameyang ngushtoi diferencat por do të ishte Ronaldo që do vuloste gjithçka me golin e dytë përsonal dhe të tretin për real Madrid.

Në sfidën tjetër të këtij grupi Tottenham e ka patur të thjeshtë në Qipro teksa ka mposhtu APOEL me shifrat 0-3. Të tre golat për londinezët janë shënuar nga i njëjti autor, Harry Kane.

Pas dy ndeshjesh në Grupin H, real Madrid dhe Tottenham ndajnë vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Dortmund dhe APOEL nuk kanë asnjë pikë të grumbulluar.

Në Grupin F Napoli ka marrë nje fitore me shumë vlera kundër Feynord me një rezultat 3-1. Në këtë sfidë ku i aktivizuar ishte edhe Hysaj, futbollistët e kishin “detyrim” fitoren për të mbajtur hapur shanset për kualifikim në fazën tjetër. Fillimisht shifrat i zhbllokoi Insigne, ndërsa më pas Mertens dhe Callejon e dërguan rezultati në 3-0 para se pak para fundit, Amrabat të shkurtonte diferencën.

Në sfidën tjetër të këtij grupi Manchester City ka mposhtur Shakhtar Donetsk me shifrat 2-0 falë golave të De Bruyne dhe Sterling.

Rezultati më befasues është regjistruar në Francë në sfidën Monaco-Porto. Skuadra nga principata është mundur 0-3 në shtëpi nga portugezët të cilët tashmë renditen të dytët pas Beshiktashit që gjendet i pari me pikë të plota. Pas barazimit me Leipzing, një humbje befasuese për gjysmefinalistët francez të sezonit të kaluar.

APOEL 0-3 Tottenham

39-Harry Kane, 62-Harry Kane, 67-Harry Kane



Besiktas 2-0 RB Leipzig

11-Babel, 43-Talisca


Dortmund 1-3 Real Madrid

18-Garreth Bale, 50-Ronaldo, 54-Aubameyang, 79-Ronaldo




Manchester City 2-0 Shakhtar Donetsk

48-De Bruyne, 90-Sterling

Monaco 0-3 FC Porto

31-Aboubakar, 62-Aboubakar, 89-Layun


Napoli 3-1 Feyenoord

7-Insigne, 49-Mertens, 70-Callejon, 93-Amrabat


Sevilla 3-0 Maribor

27-Ben Yedder, 38-Ben Yedder, 83-Ben Yedder


Spartak Moscow 1-1 Liverpool

23-Fernando, 31-Coutinho


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb