Champions League rikthehet sot për të luajtur sfidat e para të ndeshjeve të treta në grupe.

Ndeshja më me interes është ajo mes Real Madrid dhe Interit. Madrilenët kërkojnë fitoren e parë në Champions League këtë sezon pasi në dy ndeshjet e para kanë marrë vetëm 1 pikë. Inter gjithashtu nuk ka marrë asnjë fitore, por edhe asnjë humbje, duke ngecur dy herë në dy barazime.

Nga ana tjetër Liverpool do të udhëtojë drejt ‘Bergamos’ ku përballë do ketë Atalantan. Anglezët kryesojnë grupin me 6 pikë të plota por mbrapa kanë të besuarit e Gasperinit që janë kthyer nën jë ekip të frikshëm si sezonin e kaluar, por edhe këtë aktual/

Në sfidat e tjera kampionët në fuqi të Bayern Mynih luajnë në Austri ndaj Salzburg, kurse Atletico Madrid në acarin moskovit përballë Lokomotivës.

Surpriza Shakhtar Donetsk do të luajë ndaj Borussia Monchengladbach që gjithashtu ka bërë paraqitje të mira. Sfidë e lehtë në letër duket për Man.City që pret modestët e Olympiacos kurse Porto kërkon fitoren ndaj Marseille. Sfida me më pak interes pritet të jetë ajo mes Midtjylland dhe Ajax.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb