“Mister, un jam gati!”. 15 ditë pas dëmtimit, C.Ronaldo duket gati për sfidën e parë në çerekfinalet e Champions League. Ylli portugez është rikuperuar plotësisht, si gjithnjë i karikuar në maksimum, gati për të motivuar këtë që e rrethon. Max Allegeri mund të marrë frymë lirisht, impakti i Ronaldos në ekipin e tij është jetik, kjo tashmë është e konfirmuar. Ronaldo me stafin mjekësor kanë bërë një punë të jashtëzakonshme këto ditë, dyshimet e fundit Allegri pritet ti zbardhë në konferencë për shtyp pasi nuk është ende e qartë se sa minuta ka në këmbë Ronaldo.

Fakti që Allegri e ka grumbulluar për këtë takim është një sinjal, të marrësh CR7 në një transfertë të tillë vetëm për ta lënë në stol vështire se mund të ndodh, as vetë Ronaldo nuk mund ta pranojë. Gjithashtu fakti që ka rreth dy javë që nuk luan e bën të vështirë të mendosh që ka 90 minuta në këmbë. Ronaldo e ka thënë fjalën e tij, është gati për këtë sfidë, për më tepër që në këtë fazë të Champions League, Ronaldo është i papërmbajtshëm, në 20 ndeshje ka shënuar 23 gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb