Champions League mëson sot dy çerekfinalistet e fundit që do të plotësojnë 8-shen e fazës tjetër.

Atletico Madrid udhëton drejt Londrës për të surprizuar Chelsea-n me një përmbysje. Në sfidën e parë të luajtur në Bukuresht, ishin londinezët ata që surprizuan falë roveshatës spektakolare të Giroud që vulosi shifrat 0-1.

Ndërkohë në Mynih luhet thuajse për statistikë, pasi Bayerni ia tregoi muskujt Lazio-s në sfidën e parë ku fitoi thellë 1-4.

Deri më tani janë kualifikuar PSG, Borussia Dortmund, Manchester City, Real Madrid, Liverpool dhe Porto, kjo e fundit deri më tani e vetmja surprizë. Këtij grupi skuadrash do i bashkohet me të gjitha gjasat dhe Bayern Mynih. Ndërkohë pritet të shihet çfarë do të ndodhë sot në Stamford Bridge, aty ku jo pak skuadra spanjolle kanë arritur rezultate surprizë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb