Janë përmbyllur ndeshjet e para të javës së 4-të në grupet e Champions League dhe tashmë gara sa vjen dhe po konkretizohet.

Barcelona dhe Juve i bashkohen Chelsea-s dhe Sevilla-s duke u bërë skuadra e 3-të dhe 4-t që sigurojnë kalimin e grupeve. Blaugranët fituan 0-4 ndaj Dinamo Kiev dhe tashmë kryesojnë grupin.

U duk se në Torino do ishte mbrëmja historike e Myrton Uzunit, por Juventus i prishi planet sulmuesit shqiptar. Beratasi shënoi golin e parë falë një kundërsulmi, teksa Ronaldo barazoi shpejt. Në fund Morata i dha fitoren torinezëve.

Fitore dhe për favoritet, Lazio, Dortmund, Manchester United dhe PSG që konsolidojnë pozitat në grupet e tyre dhe me të gjitha gjasat në ndeshjet e ardhshme sigurojnë kualifikimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb