Juve po kalon një moment shumë të mirë, por kalendari i rezervon një sfidë delikate, transfertën kundër Romës. Max Allegri është i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi, ndërsa nuk preferon të flas për zonën Champions:

“Të shkosh në Champions pasi je dënuar me -15 pikë është sikur të fitosh tre tituj në Serie A. Gara për Champions është një mision i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Duhet të vijojmë të arsyetojmë me hapa të vegjël.

Pogba
Pogba

Pogba? Për momentin është thjesht një zgjidhje luksi nga pankina.

Dybala? Paulo ka treguar me numra te Juve, po bën të njëjtën gjë edhe tani te Roma, është një lojtar i madh. Duhet ta kemi nën vëzhgim pasi kur futet në zonë është shumë i rrezikshëm.

Dybalaaaa
Dybalaaaa

Përballja me Mourinho-n? Më bëhet qejfi kur më krahasojnë me të pasi Mourinho ka fituar shumë. Te Roma po bën një punë të shkëlqyer, kishte vite që Roma nuk konkurronte për Champions”, u shpreh ndër të tjera Allegri në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb