Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që po luhen në këto çastë në Champions League dhe ku kemi vetëm një gol të shënuar, atë të Dris Mertensit në “San Paolo”, që ka vulosur suksesin e Napolit kundër Barcelonës në këto 45 minuta.

Ka qenë një gol mjaft i bukur i belgut shtatshkurtër, i cili me të djathtën e ka lënë të palëvizur Ter Shtegenin duke tundur rrjetën në minutën e 30-të.

Ndërkohë 0-0 në Londër, ku Celsi po ndeshet me Bajernin e Mynihut në një ndeshje të luftuar, por që nuk ka prodhuar gola në këtë fraksion loje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb