“Champions League është krejtësisht ndryshe nga Premier”. Mauricio Pochettino, trajneri i Totteham, kërcënon Man.City në vigjilje të sfidës së parë në çerekfinale: “Duhet të jemi të duruar, agresiv dhe të kemi një ritëm të lartë për të vendosur në vështirësi rivalët tanë. Për pjesën tjetër do të mendojë atmosfera në Tottenham Stadium”.

Pochettino
Pochettino

Pochettino është i vetëdijshëm se e pret një 90-minutësh shumë i vështirë, fundja diferenca prej 16 pikësh në kampionat është një tregues i qartë se çfarë ekipi do të kenë përballë: “Do të jetë shumë e vështirë, Man.City është një nga ekipet më të mira në Europë. Kemi pasur mundësinë për ta përgatitur si duhet këtë takim, për të diskutuar mbi situatat që mund të sjellë ndeshja. Mendoj se është një nga sfidat më të rëndësishme në karrierën time si trajner”, u shpreh Pochettino.

C 29 Fotogallery 1025055 Imagegallery Imagegalleryitem 25 Image
C 29 Fotogallery 1025055 Imagegallery Imagegalleryitem 25 Image

Man.City vjen si favorit në këtë transfertë por Pep Guardiola nuk dëshiron ta shoh kështu, në këtë pikë të Champions League gjithçka mund të ndodhë: “Të 8 ekipet që janë në këtë fazë janë favorite për të fituar Champions League. Kjo skuadër, Man.City, ka treguar se është e jashtëzakonshme, për më tepër e detyruar të luaj çdo 3 ditë, për ketë arsye vendosëm të qëndrojmë në Londër. Tottenham nuk është vetëm Harry Kane, vijon më tej Guardiola, është një skuadër e fortë, e fortë fizikisht në të gjithë repartet, një skuadër fantastike, e kamë thënë shumë herë dhe e përsëris.

Aguero
Aguero

Aguero? Ndihet mirë, është stërvitur me ekipin për herë të parë dhe ndihet mirë. Walker gjithashtu ndihet mirë ndërsa Mendy ka pushuar”, shtoi ndër të tjera trajneri i Man.City
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb