Zinedin Zidan po bëhet gati për ndeshjen e parë të vlefshme për një të tetat e Champions League, ku do të përballet me Mançester Sitin. Trajneri francez i Realit është i bindur se ka një rival të madh përballë, si Pep Guardiola, për të cilin ka vlerësimin maksimal.

“Pep është trajneri më i mirë në botë, e ka treguar gjithmonë. Por po ndeshen Real Madridit dhe Mançester Siti, jo Zidan dhe Guardiola. Mund ta quani si të doni këtë përballje: një klasike ose një derbi… për mua është vetë, një ndeshje e madhe. E kemi parë çfarë ka bërë te Barcelona, Bajerni dhe tani te Mançester Siti. Disa mendojnë se ka trajnerë të tjerë më të zotë, por për mua ai është më i miri,” theksoi trajneri madrilen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb