Ky sezon i Champions League garanton vetëm surpriza. Debutuesit e Sheriff Tiraspol e kanë filluar rrugëtimin e tyre me një fitore historike përballë Shakhtar Donetsk.

Moldavët fituan 2-0 falë golave të Adama Traore dhe Momo Yansane.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmund ka mposhtur në transfertë turqit e Besiktas. Bellingham dhe Haaland mjaftuan që gjermanët të dalin me 3 pikë nga ndeshja e parë në Champions League kurse turqit u mjaftuan me një gol nderi në fund nga Montero.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb