SHBA

Ndahen Channing Tatum dhe Jessie J. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre 1-vjeçare. Lajmin e ka bërë publik revista ‘People’, e cila citon burime pranë çiftit.

“Nuk pati konflikte. Thjesht vendosën të ndaheshin dhe janë ende miq,” thotë burimi. Ata herë të parë, u përfolën si çift në tetor të 2018-s dhe u panë për herë të fundit bashkë në tetor të këtij viti.

Channing dhe Jessie u lidhën pak muaj pasi aktori u nda nga bashkëshortja, Jenna Deëan. Channing dhe Jenna kanë një vajzë 6-vjeçare të quajtur Everly. Një tjetër burim konfirmon se Channing dhe Jessie u ndanë si pasojë e distancës dhe prioriteteve të ndryshme në jetë.

“Channing dhe Jessie kanë prioritete të ndryshme nga njëri-tjetri. U argëtuan shumë bashkë, por në fund, nuk funksionoi. Channing duhet të jetojë në Los Angeles, që të kalojë kohë me të bijën, ndërsa Jessie preferon Anglinë. Janë ende miq, sidoqoftë”-shprehet burimi. “
(BalkanWerb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb