Në një video të postuar nga “The Sun” shihet mbrojtësi i ekipit të Chapocoense, Helio Neto, i cili për herë të parë hedh disa hapa me ndihmën e fizioterapistit. Ky mund të shërbejë si një inspirim, pasi që nga dita që ai u zgjua, i kishte vendosur vetes qëllimin që të kthehej sa më parë në fushë, dhe ky është një hap mjaft i madh për lojtarin.

Helio Neto është një nga 6-të të mbijetuarit e aksidentit tragjik me 71 persona të vdekur.

Kështu u shpreh Neto pasi u zgjua nga koma: “mendoj se së shpejti do të jem i gatshëm për të luajtur. Me ndihmën e zotit, do të jem në fushë shumë shpejt për të veshur fanellën e Chapecoense”.

Mbrojtësit të ekipit brazilian, ende nuk i është treguar se çfarë ka ndodhur, pasi momentalisht nuk i kujtohet asgjë dhe doktorët kanë zgjedhur të presin momentin e duhur kur ai të jetë në gjendje më të mirë psikologjike për t’i treguar për vdekjen e shokëve të tij.

Foto tregon qartësisht goditjen e madhe që futbollisti ka pësuar mbrapa koke
nintchdbpict000292639027
Aeroplani i klubit u përplas gjatë rrugës që po udhëtonin drejt Medelinit, Kolumbi, ku do të luhej finalja e parë e Kupës së Amerikës Jugore.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb