Numri i radhës së Charlie Hebdo sjell një tjetër kopertinë polemizuese. Në përpjekjet për të vënë në lojë komentet raciste të eurodeputetes Nadine Morano, e përjavshmja satirike franceze ka përdorur si ofendim sindromin down, duke vizatuar gjeneralin De Gaulle me një fëmijë të tillë në krah.

Morano, vajza down e De Gaulle-it ishte diçitura shoqëruese që duhet të vinte në lojë deklaratat e ish-ministres. Kjo e fundit citonte fjalët e ish-liderit historik se Franca është vend judaiko-kristian, duke shtuar se duhet të mbetet e tillë e jo të bëhet myslimane. Shumë shpejt megjithatë, kanë mbërritur reagime nga shtresa të ndryshme të shoqërisë që kujtojnë se fëmijët e prekur nga kjo sëmundje duhen konsideruar si të gjithë të tjerët.

(m.k/TCH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: