Redaktorët e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” janë duke u përballur me kritika të shumta, pas publikimit të një artikulli i cili i lidh sulmet terroriste të Brukselit me myslimanët e zakonshëm në Evropë.

Në një editorial të titulluar “Si përfunduam këtu?”, revista, e cila pësoi sulm terrorist më 7 janar 2015, dha përgjigjen e saj për sulmet në Belgjikë dy javë më parë, ku mbetën të vrarë 32 njerëz.

“Në të vërtetë, sulmet janë thjesht pjesa e dukshme e një ajsbergu shumë të madh”, sugjeron artikulli, para se të përshkruajë sulmin terrorist si “fundin e një linje filozofike” të një shoqërie që toleron gratë që të veshin burka (mbulesë), shkruan Express.

Autorët e Charlie Hebdo argumentojnë: “Kjo nuk është për të viktimizuar Islamin në veçanti. Sepse nuk ka asnjë kundërshtar. Nuk është Krishterimi, Hinduizmi as Judaizmi që është bllokuar nga imponimi i kësaj heshtjeje”.

Kritikuesit sugjerojnë se artikulli “ka shpifur ndaj individëve që praktikojnë Islamin”, si dhe ndaj vetë Islamit.

Ndërkohë, Cole, autor në Charlie Hebdo, tha se “logjika e Charlie është se nuk ka myslimanë të pafajshëm, dhe se diçka duhet të bëhet për këta njerëz”.

Prezantuesi i Al Jazeera, Mehdi Hasan, ka publikuar në Twitter shumë kritika ndaj këtij artikulli, duke përfshirë një opinion në përgjigje ndaj autorit të Charlie Hebdo, Teju Cole.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: