Rusët kanë reaguar me zemërim ndaj revistes satirike franceze “Charlie Hebdo”, që ka publikuar karikatura provokuese të avionit rus që u rrëzua javën e kaluar në gadishullin egjiptian Sinai, tragjedi që shkaktoi 224 viktima.

Reagimet më të mëdha janë parë nëpër rrjetet sociale në Rusi, ku përdorues të shumtë e kanë dënuar publikimin e “Charlie Hedbo”-së.

Madje, një përdorues rus i rrjetit social Twitter ka pyetur se përse nuk kanë realizuar karikatura përqeshëse për bashkëpunëtorët e tyre që ishin vrarë nga xhihadistët në janar të këtij viti. Ai në mënyrë sarkastike ka shkruar se “kjo do të ketë qenë argëtuese për ta.”

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov ka thënë se publikimet e revistës satirike janë blasfemike. “Në vendin tonë kjo do të quhej blasfemi. Nuk ka të bëj asgjë me demokracinë apo të drejten e shprehjes. Është blasfemi”, ka thënë ai.

“Unë dhe kolegët e mi provuam të gjejmë karikaturat e gazetarëve të Charlie Hedbo-së në revistë, që ishin vrarë nga terroristët, por nuk i gjetëm. Por nëse do të publikoheshin do të ishte po ashtu blasfemi, të paktën në vendin tonë”, ka shtuar ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: