Seksi dhe joshëse si asnjëherë në premierën botërore të “Atomic Blonde” në Berlin.
Charlize Theron ka ndezur tapetin e kuq me një look super sensuale, fund të shkurtër të bardhe, sytjena gjithashtu me të një ngjyrë.

Filmi, një Triller aksion, që do të dalë së shpejti edhe në kinematë evropiane, është marrë nga romani ‘The Coldest City’, i shkruar nga Antony Johnson.

Theron do të jetë nën petkun e një spiuneje të shërbimeve sekrete britanike, e cila heton për vdekjen e një agjenti të MI6.

Me të do të jetë edhe shefi i stacionit të inteligjencës David Percival (i interpretuar nga James McAvoy).

Në film do të ketë skena shumë hot dhe lezbike, mes Charlize dhe artistes Sofia Boutella.

Filmi drejtohet nga David Leitch dhe është shkruar nga Kurt Johnstad.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: