SHBA- Atë gafë Charlize Theron nuk do ta harrojë kurrë. E ftuar në talk show-n televiziv të Jimmy Kimmel, aktorja kujtoi batutën e një viti më parë, pas kuintave. Theron ftoi Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama të shkonte me të në një klub nate me striptiste. “Më pas nuk kam fjetur për 4 javë”, rrëfen aktorja.

Kujtojmë se para 1 viti Obama kishte rrëfyer se ishte shumë i gëzuar të takohej me një publik të ri falë pjesëmarrjes në këtë emision. Pikërisht aty aktorja u fut në veprim duke i thënë: “Eh, nëse po kërkon konsensus tek të rinjtë, unë mund t’ju çoj në një klub striptistesh. Por ndërsa presidenti e kaloi batutën me një shtrëngim duarsh, Theron nuk ka fjetur për një muaj: “Çdo natë pyesja veten: O zot, me të vërtetë e kam thënë?…”

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: