Çdo film i ri në platformën Netflix është lajm, veçanërisht kur ka në kastin e tij aktore të dashura me një karrierë të gjatë si Charlize Theron. Së fundmi, ylli është fotografuar në premierën e filmit “The School for Good and Evil”, ku luan me Sofia Wylie, Sophia Anne Caruso, Kerry Washington, Michelle Yeoh, me një look total black Dior që balancon elegancën dhe pamjen seksi.

Ambasadorja e shtëpisë magjepsëse kishte veshur një fund të gjatë të zi mëndafshi me një prerje sensuale që nxirrte në pah getat rrjetë. Ajo e ka shoqëruar me një bluzë transparente veshjen e saj, sipër të cilë ka vendosur një karficë me lule. Pamjen e saj e plotësojnë çizmet e gjata me detaje dantelle.

I gjithë look-u i saj është firmosur nga drejtoresha artistike e Dior, Maria Grazia Chiuri dhe është nga koleksioni Cruise 2023. Përjashtim bëjnë disa nga aksesorët e saj, si vathët, të nënshkruar nga Anita Ko dhe Delfina Delettrez dhe unaza me diamant të bardhë Ananya.

  • foto galeri
  • foto galeri

“The School for Good and Evil” bazohet në një seri librash të njohur nga autori Soman Chainani dhe sapo ka filluar transmetimin në Netflix.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb