Charlize Theron duket se është përkushtuar shumë me rolin e spiunes dhe ka thyer dy dhëmbë, gjatë xhirimeve të ‘Atomica bionda’.

Ka qenë vetë aktorja, e cila ka zbuluar detaje nga filmi gjatë një debati në ‘South by Southwest film festival’ në Austin të Texasit.

Theron ka zbuluar, që pas disa skenave përleshjeje, dhëmbët e saj janë shumë keq dhe ajo duhet ti operojë ato.

Në filmin, që pritet të dalë në gusht, artistja nuk ka përdorur një artist tjetër, por ka qenë vetë ajo që ka luftuar në skenat aksion.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: