SHBA

Në premierën e filmit të saj “Long Shot”, Charlize Theron u shfaq me një look krejt ndryshme, flokë gështenjë dhe të prera shkurt. Aktorja 43-vjecare pak ditë më parë ka realizuar një set fotografik për revistën e ‘Marie Clair’ për të cilën dha edhe një intervistë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Charlize Theron ka treguar se kur ishte 20 vjeçe kishte përfunduar duke marrë drogë. “Kur isha 20 vjeçe isha përdoruese droge. Doja të dilja jashtë sistemit tim, doja të provoja botën, drogat, vende të reja. Kam bredhur Turqinë për katër muaj me çantën në shpinë.” – ka rrefyer aktorja e njohur.

Kurse pasi kishte mbushur 30 vjeçe ajo kishte filluar edhe një betejë me alkoolin, madje kishte shkuar në rehabilitim. Gjatë intervistës me Marie Claire, Charlize po ashtu ka pranuar që duke bërë këto gjëra ajo ka parë që është e gatshme të jetojë e qetë, të këtë fëmijë, pa u penduar për ato që ka bërë në të kaluarën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb