Thashethemet për shtatzëninë e Charlotte Casiraghit kanë qenë të shumta ditët e fundit. Sipas burimeve të revistës franceze “Voici magazine” këto konfirmohen.

Vajza e Princeshës Caroline të Hanoverit dhe mbesa e Grace Kelly është në pritje të fëmijës së saj të tretë, i dyti me bashkëshortin Dimitri Rassam.

Sipas raportimeve, ka edhe një postim të saj në Instagram që heq çdo dyshim. Në postimin e saj e shohim atë, bashkëshortin dhe djalin e madh dhe lexojmë: “Balthazar, do të bëhesh vëllai i madh!”.

Çifti lindi fëmijën e tyre të parë në vitin 2018 dhe një vit më vonë u martuan në Pallatin Monegasque. Princesha Charlotte ka një djalë tjetër nga lidhja e saj me komedianin francez Gad Elmaleh.

Paraqitja e saj e fundit zyrtare para se të konfirmohej shtatzënia ishte në fshatin e Krishtlindjeve të Mynihut me Princeshën Charlene të Monakos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb