Për ditëlindjen e saj princesha Charlotte, që do të festojë 5-vjetorin në 2 maj, mami Kate Middleton dhe babi William i kanë organizuar një ‘festë’ të veçantë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dukët e Cambridge dhe 3 fëmijët e tyre po kalojnë këtë periudhë në karantinë në Anmer Hall, në Norfolk dhe në pamundësi për të organizuar një festë të madhe për fëmijën e tyre të dytë, kanë ftuar miqtë dhe familjarët të marrin pjesë në një video-telefonatë në nder të vogëlushes.

Anëtarët e kurorës dhe miqtë e saj të thjeshtë do të urojnë në distancë princeshën në këtë ditëlindje. Thirrja e parë me video do të jetë për miqtë e dukëve të Cambridge, e cla do të pasohet nga ajo me familjarët, mes të cilëve do të jetë mbretëresha Elisabetta, që do të bëjë urimin për stërmbesën e saj. Edhe sovrania, që festoi prej pak ditësh 94 vjetorin e ditëlindjes, i mori urimet nëpërmjet Zoom.

‘Pavarësisht rrethanave të jashtzakonshme që po jetojmë, Kate dhe William duan t’i japin Charlottes të gjithë zbavitjen që ajo dëshiron’, ka zbuluar një burim për shtypin britanik. Për këtë rast nuk do të mungojnë lojërat dhe një tortë e madhe me qirinj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb