Nga: ZONJA ENEIDA
200 gr biskota
70-80 gr gjalpë Gold butter
200 ml pana e ëmbël
350 gr krem djathi Exquisa
500 gr luleshtrydhe
150 gr sheqer
4 lugë qumësht i kondesuar i ëmbël
Grijmë biskotat, i bashkojmë me gjalpin e shkrirë dhe brumin e shtrojmë në tavë. E lemë në frigorifer për 30 minuta.
Në një tenxhere vendosim frutat e pyllit me sheqerin derisa të shkrijë dhe të bëhet salcë. E lemë të ftohet.
Rrahim panën dhe më pas shtojmë kremin e djathit dhe qumështin e kondesuar. I rrahim bashkë mirë. Masën e shtrojmë mbi biskotë. Hedhim edhe salcën e frutave dhe e lemë të ftohet gjithë natën.
Shkruaj nje koment