Paulo Dybala është kthyer sërish në një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, kjo pasi mungon rinovimi i kontratës me Juventus. Nëse palët nuk bien dakord, “Zonjës së Vjetër” nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të shes argjentinasin me ofertën më të mirë në treg.

Dybala
Dybala

Sipas shtypit britanik, përveç Man.United dhe Tottenham, në garë për të siguruar shërbimet e tij është futur edhe Chelsea. Blutë zhvilluan një merkato shumë të kushtueshme këtë verë por me sa duket Abramovic ka ndërmend ti bëj një dhuratë të fundit trajnerit Lampard. Objektiv është të afroj Paolo Dybala në Londër dhe këtë kërkon ta bëj që në merkaton e janarit. Juventus i ka vendosur një çmim argjentinasit, 80 milion euro, nëse Chelsea arrin në këtë shifër nuk pritet të bëjnë qëndresë pas një viti ku e mbyllën me 89 milion euro humbje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb