Pas fitimit të Ligës së Kampioneve, Chelsea është vendosur në kërkim të një sulmuesi.

Dështimi i pistës Harry Kane, i cili është pranë transferimit te rivalët e City, ekipi kryeqytetas i ka hedhur sytë te një njohje e vjetër, Romelu Lukaku. Roman Abrahamoviç është gati të bëjë “çmenduri” për rikthimin e belgut në Londër dhe është e gatshme të ofrojnë deri në 130 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Por nga krahu tjetër, ato ndeshen nga dëshira e madhe e numrit 9 për të qëndruar te Interi, ekip me të cilin u shpall kampion në Itali si protagonist absolut i zikaltërve. Për të bindur sulmuesin, Chelsea ka gati dhe një pagë vjetore prej 10 milionë euro në vit.

Por për sulmuesin paratë nuk janë prioritet dhe qëndrimi në Milano shihet si opsioni më i mundshëm. Klubi zikaltër nga ana e saj, pas “sakrificës” së detyruar të Hakimit, nuk dëshiron të privohet nga një tjetër futbollist me peshë, por një ofertë mbi 100 milionë euro mund t’i bënte ata të reflektojnë.

Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë zëvendësuesi i mundshëm do të jetë Zapata i Atalantës, ose Raspadori i Sassuolos. Emra këta, që me gjasë nuk “ngroh” zemrat e tifozëve zikaltër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: