Joao Felix nuk do të qëndrojë te Chelsea. Trajneri i ri i  Bluve të Londrës, Mauricio Pochetino ka bërë me dije se nuk dëshiron të mbajë në skuadër sulmuesin portugez, kartoni i të cilit zotërohet nga Atletico Madrid.

Felix luajti në huazim në Londër, ku në 16 ndeshje shënoi 4 gola. “Dje patëm lajmin se trajneri i ri i Chelseat nuk dëshiron të rikonfirmojë Joao Felix”, këto janë fjalët që Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid tha në një event në kryeqytetin spanjoll.

Kështu, Felix do të kthehet te Atletico Madrid, me shpresën se do të ketë më shumë hapësira në skuadrën spanjolle. Gjithsesi, pavarësisht kësaj,  e ardhmja e tij do të varet edhe nga merkato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: