Superkupa e Anglisë u fitua nga Arsenal duke siguruar trofeun e parë sezonal pasi djemtë e Arsene Venger u treguan më të saktë në goditjet e penalltive pas lojës së rregullt që përfundoi me shifrat 1-1 kundër Chelsea.

Një nga pikat më të forta të “topçinjve” në këtë sfidë ishte Granit Xhaka. Futbollisti i kombëtares zviceriane në përfundim të takimit u zgjodh lojtari i ndeshjes pasi statistikat e tij ishin me të vërtetë të frikshme.

Xhaka ne total dha 98 pasime por ajo që habit është se te gjitha ishin te sakta, 100 % saktësia ne pasa. Jo vetëm kaq, por edhe asisti i golit ishte i mesfushorit 24-vjeçar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb