Ndryshimi i pronësisë ishte vetëm hapi i parë në shtëpinë e Chelsea, një lëvizje që pritet të ketë efekt domino shumë të madh. Nga Londra u larguan lojtarë si Romelu Lukaku e Rudiger, ndërsa të njëjtin fat pritet të kenë edhe disa titullarë të tjerë. Në këto kushte, blutë kanë filluar të bëjnë bilancet nga e para, në të njëjtën kohë po studiojnë tregun e transferimeve për të plotësuar vendet e lëna bosh.

Sipas Daily Mail, Chelsea ka kthyer vështrimin nga Man.City pasi “qytetarët” kanë nxjerrë në shitje tre lojtarë, Raheem Sterling, Nathan Ake dhe Oleksandr Zinchenko, të tre mund ti bëjnë punë trajnerit Tuchel.

Jo vetëm shopping brenda ishullit, Chelsea ka vënë në shënjestër edhe dy qendërmbrojtës që aktivizohen në Serie A, De Ligt dhe Milan Skriniar, një prej tyre pritet të zbarkojë në Londër për të marrë vendin e Rudiger.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb