Dy ndeshje, vetëm 1 pikë. Pas barazimit në start ndaj Liverpool, Chelsea humb derbin me West Ham, duke dëshmuar se ende nuk ka ndërtuar një ekip pretendent për titull. West Ham fitoi 2-1 në shtëpi në derbin londinez.

ëest Ham zhbllokoi derbin e Londrës që në minutën e shtatë, pas goditjes nga këndi të Ward-Prowse, Aguerd e godet topin fort me kokë dhe e dërgon në fundin e rrjetës. 1-0 dhe vendasit marrin zemër.

GOLI I PARE I WEST HAM

Por më pas janë miqtë që hyjnë në lojë dhe pas disa tentativave nga skuadra e Chelsea-t, Chukwuemeka kalon mbrojtjen e West Ham dhe e dërgon topin në rrjetë dhe kthen barazimin në derbin e Londrës.

GOLI I CHELSEA

Chelsea hidhet në sulm për të përmbysur rezultatin, por Areola bën heroin. Enzo Fernandez gjuan nga pika e bardhë për blutë, por penalltia pritet nga portieri i West Ham. Kjo ndodhi në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë ka ritëm akoma më të lartë. Por ashtu si në pjesën e parë, janë vendasit që shënojnë. Në 53′, Ward-Prowse bëhet sërish protagonist, teksa jep një asist për Antonion dhe ky i fundit shënon për 2-1.

GOLI I DYTE I WEST HAM

Në 68′, ndërhyrje e gabuar ndaj Jackson, Aguerd ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe e lë ëest Ham me dhjetë lojtarë në fushën e lojës. Gjithsesi, Chelsea nuk përfiton dhe nuk arrin dot të realizojë qoftë golin e barazimit, madje West Ham shënoi edhe të tretin në sekondat e fundit me Paqueta. Broja nuk ishte as në stol për Chelsea.

GOLI I TRETE I WEST HAM

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb