ANGLI

Chelsea kërkon një tjetër transferim të madh në këtë merkato vere duke afruar Kounde nga Sevilla.

Tuchel është fiksuar pas francezit edhe pse në ekip ka mbrojtës cilësorë si Rudiger, Christensen, Zouma apo Trevoh Chalobah së fundmi.

80 milion euro kërkojnë spanjollët për talentin 22-vjeçar, teksa Chelsea duhet me patjetër të shesë lojtarë. I fundit që iku ishte Tammy Abraham teksa londinezët janë të hapur për oferta për Zouman, Ike Ugbo, Tiemoue Bakayoko, Emerson Palmieri, Danny Drinkëater apo Ross Barkley.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb