Chelsea ka marrë një fitore bindëse ndaj West Ham në Premier League duke lënë pas 2 humbjet radhazi të javëve të kaluara.

Për blutë e Londrës ky muaj ka qenë katastrofal në Premier League pasi dy humbjet në transfertat e Everton dhe Wolverhampton i çuan në vendin e 8-të, por duket se të besuarit e Lampard kanë reaguar.

Thiago Silva hapi serinë e golave në Stamford Bridge pasi kërceu mbi të tjerët pas një harkimi me kokë. Gjithsesi blutë e kishin të vështirë të gjenin golin, derisa në minutat 78-të dhe 80-të, 23-vjeçari Tammy Abraham shpërtheu me dy gola duke çuar shifrat në 3-0.

Me këto 3 pikë Chelse ngjitet në vendin e 5-të, me pikë të barabarta me Totenham, ndërsa përgatitet për transfertën e Arsenal, këta të fundit në një krizë të thellë rezultatesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb