Chelsea duket se e ka seriozisht këtë sezon. Ekipi i Marescas fitoi 3-4 ndaj Tottenham në ndeshjen e luajtur në Tottenham Hotspur Stadium (London).
Spurs shënuan dy herë me Solanke dhe Kulusevski brenda 10 minutash. Chelsea përmbysi llogaritë me Sancho, Palmer dhe Fernandez.
Deri në fundin e sfidës, skuadrat realizuan edhe nga një gol, me Palmer dhe Son. Chelsea renditet në vendin e dytë me 31 pikë.
(J.S/BalkanWeb)