Agjenti i Elseid Hysajt pak ditë më parë zbuloi për mediat italiane se Chelsea i Maurizio Sarri-t kishte rënë dakord të paguante klauzolën stratosferike për Hysajn te Napoli, plot 50 mln euro, por De Laurentiis kishte bërë çmos që ky transferim të mos kryhej.

Por nëse për kartonin e lojtarit klubet janë të gatshme të derdhin shuma të majme vetë futbollisti merr një pagë jo shumë të kënaqshme te Napoli, duke patur parasysh se është një nga futbollistët kryesorë të ekipit.

Aktualisht, mbrojtësi shkodran përfiton 1.6 milionë euro në sezon te Napoli duke qenë edhe pas lojtarëve si Grins, Mario Rui apo Kirikes që përfitojnë më shumë se 24-vjeçari.

Kontrata e tij aktuale, skadon në vitin 2022, ndërkohë që pritet që Napoli t’i ofrojë rinovimin dhe natyrisht nj rritje page, për të bindur mbrojtësin që të qëndrojë në “San Paolo” edhe për disa vite të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb