helsea pas goditjeve të mëdha në merkato tashmë është hedhur në sulm për lojtarët defansivë.
Thiago Silva pritet të jetë i pari pasi do të mbërrijë nesër në Londër për të kryer vizitat mjekësore.

Pas 35- vjeçarit, Chelsea ka bërë një ofertë 50 milionë £ për Ben Chilwell, një mbrojtës krahu pas të cilit Lampard tashmë duket se është fiksuar. Sipas Sky Sports ky transferim është thuajse i kryer.

Por nuk mbetet me kaq. Londinezët nuk duan vetëm të shpenzojnë miliona por edhe të shfrytëzojnë raste. I tillë është rasti i 21- vjeçarit francez, Malang Sarr i cili ka ndërpreë bashkëpunimin me Nice dhe është lojtar i lirë që nuk do u kushtonte asgjë bluve.
më parë Chelsea ka firmosur me një tjetër mbrojtës, holandezin 18- vjeçar Xavier Mbuyamba i cili pritet të dërgohet në huazim si shumë të tjerë.

Në listën e ‘spastrimeve’ janë Christensen, Zouma, Tomori teksa edhe mbrojtësit që janë rikthyer nga huazimet Zappacosta, Ampadu, Clarke- Salter dhe Palmieri me të gjitha gjasat do të vijojnë aventurën në një tjetër ekip.
Ndërkohë ai që cilësohet tashmë si mbrojtësi kryesor tek Chelsea, Rudiger është i dëmtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb