Armando Broja mund të mos jetë shqiptari i vetëm që ka veshur fanellën e Chelsea, kjo pasi blutë vijojnë të ndjekin nga pranë Thomas Strakoshën.

Gardiani kuqezi pasi mbylli aventurën e tij 10-vjeçare me Lazio-n ka vendosur të vijojë karrierën në Premier League, por ndryshe nga se pritjen në fillim, ende nuk ka njoftuar ekipin e tij të ri.

Flitej për një marrëveshje të mbyllur me Fulham por ende nuk ka një njoftim zyrtar. Së fundmi mediat angleze i janë rikthyer edhe një herë pistës Chelsea.

Chelsea
Chelsea

Sky Sport shkruan se blutë nuk kanë hequr dorë nga Strakosha, nëse Kepa largohet nga Londra, portieri shqiptar do të jetë zëvendësuesi i tij. Strakosha përfaqëson një okazion pasi është një lojtari i lirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb