Chelsea ka mbetur pa president, pas ngrirjes së aseteve të Roman Abramovich. Klubi aktualisht është pa padron dhe  mundësitë janë të shumta.

Sipas medieve, së fundmi, ka mbërritur një ofertë për të blerë Blutë e Londrës. Miliardieri britanik, Jim Ratcliffe ka dhënë një propozim prej 4.2 miliardë paund për të bërë të tijin Chelsean.

Ratcliffe nuk është një emër i njohur për futbollin, pasi ka në pronësi edhe skuadra si Nice dhe Lozana.

Sipas planifikimeve, 2.5 miliardë paund nga oferta do të shkojnë për një fond bamirësie për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë dhe se 1.75 miliardë £ të tjera do të investohen në klub gjatë 10 viteve të ardhshme.

 

Dddd
Dddd

Kujtojmë që kushdo që është i interesuar për Chelsean, duhet fillimisht të trokasë në dyert e institucioneve shtetërore të Britanisë së Madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb