Chelsea kërkon me çdo kusht shërbimet e Matthijs De Ligt, por nuk dëshirojnë të paguajnë 100 milionë euro kesh, për këtë arsye janë të gatshëm të sakrifikojnë një nga yjet e shumtë.

Sipas La Stampa, Chelsea i ka ofruar fillimisht “Zonjës së Vjetër” të zgjedh një ndërmjet Christian Pulisic apo Timo Werner, por asnjë prej tyre nuk preferohet nga Max Allegri. Ndryshe nga La Stampa, nga Anglia kanë një tjetër version, Chelsea është gati ti ofrojë Juves një ndërmjet N’Golo Kante dhe Jorginho, në mënyrë që të ulin kostot e transferimit të De Ligt.

Chelsea
Chelsea

Jorginho do të ishte i gatshëm të largohej nga Londra pasi dëshira e tij është të rikthehet sërish në Serie A, Juventus do të ishte klubi ideal për të nisur edhe një herë gjithçka nga e para.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb