Sapo fitoi betejën me FIFA-n dhe mori të drejtën për të bërë merkato nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Chelsea është hedhur menjëherë në sulm për të forcuar skuadrën. Blutë e Londrës nuk bënë merkato në hyrje gjatë verës për shkak të dënimit, ndërsa tani nuk duan të humbin aspak kohë për të rritur opsionet e trajnerit Frank Lampard. Në krye të listës së klubit anglez është Isco.

1552766136 868660 1552766215 Noticia Normal
1552766136 868660 1552766215 Noticia Normal

Mesfushori me tipare sulmuese pëlqehet shumë nga tekniku dhe sipas mediave britanike, klubi është paraqitur me një ofertë zyrtare te Real Madrid. Bëhet fjalë për 44 milion paund, një shifër që nuk mund të refuzohet nga “los blancos”. Vetë Isco është i tunduar nga kjo mundësi, pasi te skuadra madrilene ka humbur vendin në fomacion.

Zinedine Zidane Real Madrid Cf Speaks With Isco La Liga
Zinedine Zidane Real Madrid Cf Speaks With Isco La Liga

Për Zinedine Zidane ai konsiderohet një lojtar pankine, çka gjatë këtij sezoni nuk kanë munguar edhe përplasjet mes trajnerit dhe futbollistit. Po ashtu, këtë goditje në merkato e favorizon edhe raporti i mirë mes dy klubeve, që u kurorëzua verën e shkuar pas transferimit të Eden Hazard. Palët janë në hapat e para të tratativave, por marrëveshja mund të arrihet në ditët e para të janarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb