Chelsea vijon formën e mirë me teknikun Thomas Tuchel duke mposhtur edhe Evertonin.

Dy gola i kanë mjaftuar bluve të Londrës në ”Stamford Bridge” që tashmë të shkojnë në kuotën e 50 pikëve.

Evertoni ishte rival direkt për vendin e katërt, por me fitoren e sotme Chelsea i shkëputet 4 pikë. Sfida u vendos nga autogoli i Godfrey në pjesën e parë, dhe penalltia e Jorginho në pjesën e dytë.

Nga ana tjetër rivalët në zonën Champions të Chelsea, Manchester United dhe Leicester janë vetëm 4 dhe 3 pikë larg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb