Armando Broja është gati të bëjë kapërcimin e madh në karrierën e tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po shkëlqen në këtë sezon me skuadrat e moshave të Chelsea, ndërsa tani pret ftesën e Frank Lampard për t’u bërë pjesë e ekipit të parë. Në favor të talentit kuqezi është situata që po kalojnë Blutë e Londrës.

Armando Broja
Armando Broja

Në kërkim të një sulmuesi, Chelsea nuk ka gjetur profilin e duhur në tregun e transefrimeve. Për këtë arsye, Lampard mund ta gjejë atë brenda shtëpisë. Trajneri, i cili në këtë sezon ka besuar shumë te të rinjtë mund t’i japë një shans Brojas, i cili me paraqitjet dhe golat ka bindur të gjithë për kualitetin e tij teknik.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: