Chelsea kërkon një rikthim të Leroy Sane në Premier League. Blutë janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të talentuar që dikur shkëlqeu tek Manchester City, por nuk po gjen dot veten te Bayern Munich.

Pikërisht për këtë lëvizjet londinezët kanë ofruar 3 lojtarë për marrëveshje. Në rast se Bayern bie dakord, një prej tyre mund të përfshihet për të kryer transferimin.

Callum Huddson-Odoi, Pulisic ose Ziyech mund të sakrifikohen për 25-vjeçarin Sane.

Ky  transferim mund të ndodhë në janar ose verën e ardhshme nëse dy ekipet bien dakord.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb