Chelsea vijon me hyrje-djaljet e shumta edhe në ditët e fundit të merkatos. Sulmuesi Callum Hudson-Odoi, është zyrtarisht një futbollist i Bayer Leverkusen.

Anglezi prej kohësh flitej për një largim nga “Blutë” e Londrës dhe duket se klubi i Premier League ka zgjedhur që ta huazojë për një vit në Gjermani. Për 21-vjeçarin prej kohësh interesohej edhe Juventus, por bardhezinjtë hoqën dorë pas transferimit të Kostic, kështu Odoi zgjodhi të kalonte në Bundesligë.

Ky transferim rrit më shumë shanset për Armando Brojën për aktivizim, edhe nëse sulmuesi shqiptar është në stol. Broja është grumbulluar për ndeshjen e radhës, që është edhe speciale për të. Chelsea luan sonte në transfertë ndaj Southampton, skuadër ku vjet Broja u lançua si protagonist në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb